Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje lokale shiu.

Reshje më intensive parashihen sonte gjatë natës, orëve të mëngjesit dhe paradite, ndërsa pasdite moti do të ketë tendencë stabilizimi gradual ku mund të ketë edhe intervale të shkurtra kohore me diell. Temperaturat shënojnë ulje dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 22 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi  pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë ditën priten edhe intervale kohore me diell sidomos në zonat bregdetare. Vende-vende parashihen rrebeshe mjaft intensive me shkarkesa të forta atmosferike sidomos në disa zona të Luginës së Preshevës, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe pse reshjet në përgjithësi nuk do të jenë fare të mjaftueshme, por disa rajone përfitojnë rrebeshe mjaft intensive.

Nga e marta stabilizim dhe përmirësim gradual i motit. Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale të gjata kohore me diell. Netët dhe mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta dhe nëpër lugina parashihet të ketë mjegull. Temperaturat maksimale në Kosovë deri 24  ose 25 gradë Celsius. Në Shqipërinë mesdhetare normalisht pak më ngrohtë, ndërsa rrebeshe të izoluara shiu parashihen shpeshherë në jug dhe lindje të Shqipërisë./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Presidenca çeke e konfirmon, vizat kthehen nesër në agjendën e BE-së