Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në disa vise mund të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Sistemet e fuqishme të stuhive që po godasin fqinjët tanë verior, ndonjë prej tyre mund të shtrihet edhe në territorin e Republikës së Kosovës, veçanërisht në veri dhe verilindje të vendit duke kushtëzuar ndonjë stuhi kalimtare dhe freskim aq shumë të dëshiruar.

Temperaturat do të vazhdojnë të jenë shumë të larta, por në kohën e vranësirave dhe rrebesheve eventuale do të pësojnë ulje të lehta. Reshje nuk priten në tërë territorin, por vetëm në disa rajone.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë shumë të larta. Shumë nxehtë nesër edhe në Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Luginë, ndërsa ndonjë stuhi freskuese mund të përfshijë territorin e Luginës së Preshevës dhe rrallë ndonjë rajon në veri të Malit të Zi dhe Maqedoninë Veriore.

Mot shumë i nxehtë dhe me diell do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme. Rrallë në disa vise mund të ndodhë ndonjë zhvillim i izoluar, ndërsa freskim të motit presim të dielën sidomos në Kosovë./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Viktima e aksidentit në Shipol të Mitrovicës është 26 vjeçar, u aksidentua me motorin e punës