Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutujeshme dhe ajo maksimale pritet deri në 34 gradë Celsius.

Rekomndohet kujdes i shtuar orëve të mesdites për shkak të mundësisë së “goditjes diellore” dhe niveleve të larta të rrezeve UV.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror.

Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme, ndërsa po dihet se tani jemi në fillimet e valës më të re të nxehtësisë tropikale e cila sa vjen e intensifikohet.

Nga e Hëna na pret mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror, megjithatë atmosfera nuk do të jetë krejtësisht stabile.

Pasditeve në disa rajone parashihen zhvillime konvektive që mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në disa vise koodrinore-malore e më rrallë në vise tjera.

Këto zona do të kenë fatin të freskohen shkurtimisht, kurse zonat pa rrebeshe shiu dhe pa vranësira do të “vuajnë” nga vapa e fortë verore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Arrestohet babai, dyshohet se i dërgoi 4.4 gramë narkotikë djalit në Dubravë