Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë.

Pasdite vonë  në disa vise kryesisht kodrinore- malore mund të ketë ndonjë zhvillim të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu. Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 33 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë. Pasdite vetëm në disa vise kryesisht malore mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Të premten edhe më nxehtë, por pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mund të ketë edhe breshër. Stuhi me vetëtima, bubullimë dhe breshër parashikohet të ketë natën mes së premtes dhe së shtunës.

Të shtunën më freskët, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa nga e diela përmirësim gradual i motit në Kosovë, ndërsa rrebeshet lokale vazhdojnë në Shqipërinë qendrore dhe jugore dhe disa rajone në Maqedoninë Veriore ku lokalisht priten stuhi dhe rrebeshe intensive, por kalimtare.

Në fund të përmendim se në viset bregdetare gjatë kësaj fundjave priten intervale kohore me diell, dhe gjasa edhe për ndonjë stuhi ose rrebeshe afatshkurtra. Temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta, ndërsa në viset kontinentale ulja e temperaturave do të jetë më e theksuar./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes ish ushtari i UÇK-së dhe pjesëtari i TMK-së nga Skenderaj