Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot na pret mot me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Erërat do të fillojnë të fuqizohen nga drejtimi i veriut, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 26 gradë Celsius. Në krahasim me sot do të ketë ulje të lehta të temperaturave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft ngrohtë pranveror dhe veror. Erërat do të fryjnë nga verilindja në gati tërë rajonin, ndërsa në perëndim të Shqipërisë ato do të fryjnë nga drejtimi i veriperëndimit. Temperaturat verore në tërë rajonin.

E Premtja po ashtu me diell dhe e nxehtë, por në disa zona të rralla mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh krejtësisht të izoluar shiu.

Të Premten dhe për fundjavë na pret mot stabil dhe i nxehtë pranveror e veror./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Policia aksion në lokalin dhe shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit