Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Sot na pret mot me intervale të gjata kohore me diell sidomos paradite ku ka mundësi edhe për rrebeshe në rajone të izoluara.

Pasdite sërish priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut duke përfshirë edhe ato konvektive duke kushtlzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe të izoluara priten në gjysmën veriore të vendit, kurse në gjysmën jugore kryesisht pa reshje.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës nesër pasdite parashihet të ketë destabilizim të fuqishëm të atmosferës me rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Edhe ditëve të ardhshme na pret mot paksa i ndryshueshëm, me intervale të gjata kohore me diell dhe nganjëherë me zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vjedhja e pesë veturave në Gjakovë, arrestohen dy të dyshuar