Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Sot pritet të kemi mot me diell dhe shumë të nxehtë veror. Temperaturat pritet të luhaten nga 13 minimalja deri në 34 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Enjtja sjellë mot stabil, me diell dhe mjaft të nxehtë veror.

Edhe dita e Premte pritet të jetë shumë e nxehtë dhe me kulminacion të kësaj vale të shkurtër të nxehtë verore. Temperaturat maksimale do të shkoojnë pak mbi 35 gradë Celsius.

Të Shtunën destabilizim i motit, fillimisht në Shqipëri, pastaj edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore.

Në Shqipëri priten stuhi të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe rrebeshe intensive. Shtrëngata lokale priten edhe në Kosovë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Të Dilelen më freskët me reshjet lokale shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Sërish bastisje në “Kobra City”