Parashikimi i motit për sot dhe deri në vikend
Sot na pret mot me diell dhe me vapë të fuqishme verore. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme si pasojë e ardhjes së masave shumë të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika veriore dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 40 gradë Ceslius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Enjtja pritet të të karakterizohet me mot me diell dhe shumë të nxehtë veror. Temperaturat mbi 40 në vendet më të ngrohta të rajonit.
E Premtja dhe Shtuna sjellin kulminacionin e valës më të fuqishme të nxehtësisë për verën 2025 deri më tani. Temperaturat mund të shkojnë ndonjë gradë mbi 40 edhe në Kosovë, ndërsa të Shtunën përpos nxehtësisë esktreme do të ketë gjasa për zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në disa vise kodrinore-malore.
Të Dielën destabilizim i motit me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe ulje e temperaturave, por rrebeshet do të jenë kalimtare dhe do të kapin veriun e Shqipërisë, Malin e Zi, shumë pjesë të Kosovës (jo të gjitha) dhe disa pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Luginës./MeteoBallkan