Parashikimi i motit për sot

Sot pritet të kemi mot shumë të nxehtë dhe me zagushi. Parashihet mot me diell dhe vranësira lokale të cilat vonë pasdite ose në mbrëmje mund të dendësohen dhe eventualisht mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh shiu kryesisht në Dukagjin dhe veri të vendit.

Temperaturat pritet të jenë të larta nga 14 minimalja deri në 33 apo ndoshta 34 gradë Celsius maksimalja.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Mërkura sjellë mot kryesisht me diell dhe mjaft të nxehtë veror, por priten edhe vranësira të cilat do të shfaqen gjatë ditës. Vonë pasdite në Mal të Zi shtim masiv i vranësirave dhe pritet të fillojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, madje mjaft intensive. Shtim masiv i vranësirave në mbrëmje pritet edhe në veriperëndim dhe veri të Shqipërisë dhe priten stuhi me vetëtima.

Të Enjten reshje dhe rrebeshe shiu përfshijnë prapë veriun dhe veriperëndimin e Shqipërisë dhe pastaj edhe shumë pjesë tjera të Shqipërisë, ndërsa vranësira të dendura përfshijnë edhe Kosovën me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Stuhitë dhe shtrëngatat e shiut në Shqipëri nga veriu do të zhvendosen në drejtim të qendrës dhe jugut, ndërsa rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë do të përfshijnë edhe Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës.

Vende-vende priten rrebeshe intensive dhe shtrëngata të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

E Premtja sjellë qetësim dhe stabilizim të motit, por mund të ketë reshje të pakta lokale.

Fundjava e nxehtë dhe kryesisht me diell sidomos e Shtuna, ndërsa e diela pasdite mund të sjellë stuhi lokale shiu në disa rajone./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Dikush e lajmëron shoferin që tejkalonte në magjistralen Mitrovicë - Prishtinë, gjobitet dhe i merret patentë shoferi