Parashikimi i motit për nesër

Nesër në Kosovë pritet të mbaj mot me vranësira dhe intervale me diell, ku kohë pas kohe mund të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Reshjet më të intensfikuara pritet të jenë gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe gjatë orëve të pasdites e mbrëmjes.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C.

Lexo edhe:  "Mbi 200 mijë punëtorë braktisën Kosovën për 6 muaj"