Parashikimi i motit për nesër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.