Parashikimi i motit për fillimin e javës
Sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme, lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje të mëtutjeshme për shkak të një fronti të ri të ftohtë ajror dhe ajo maksimale parashihet vetëm 12 gradë Celsius. Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu dhe verilindja.
Rrebeshe të shpeshta shiu me vetëtima dhe bubullimë priten të Hënën në gjysmën jugore të Shqipërisë dhe disa vise të Maqedonisë së Veriut ku në të gjitha këto territore do të mbizotërojnë vranësira shpeshherë të dendura me rrebeshe shiu. Temperaturat në ulje në tërë rajonin. Në viset më të larta nganjëherë do të ketë reshje bore.
Ditëve të ardhshme pa ndonjë ndryshim të madh të motit. E Marta ende e ftohtë dhe me reshje lokale, ndërsa nga e mërkura rritje të lehta të temperaturave, por vazhdojnë vranësirat dhe reshje të karakterit lokal, megjithatë mund të kemi më shumë intervale kohore me diell.
Vranësira e riga shiu priten gjatë ditëve të ardhshme edhe në Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, por pa reshje të mëdha./MeteoBallkan