Parashikimi i motit për dy ditët e vikendit

Sot na pret mot kryesisht me diell, stabil dhe i nxehtë veror. Pas një mëngjesi mjaft të freskët, dita pritet të jetë stabile, me diell dhe pak vranësira lokale. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Kur themi mjaft i nxehtë veror e kemi fjalën për viset mesdhetare të Shqipërisë ku temperaturat pritet të shkojë disa gradë mbi 30. Nxehtë do të jetë edhe në bregdetin malazez si dhe në zonat më të nxehta në Maqedoninë Veriore.

Mot mjaft i nxehtë dhe kryesisht me diell në tërë rajonin tonë pritet të mbajë edhe të dilën dhe në fillim të javës së re. Temperaturat mund të shënojnë rritje të mëtujeshme. Ndonjë gradë mbi 30 edhe në Kosovë, ndërsa në Shqipëri mund të shkojë deri në 35 gradë Celsius në zonat më të nxehta të vendit./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  U tentua të vritej 41-vjeçari, çfarë ndodhi mbrëmë në sulmin e armatosur në Deçan