Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes të ketë rrebeshe të izoluara, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Gjasa më shumë për të reshura do të jenë drejt Rrafshit të Dukagjinit, e sidomos në pjesën perëndimore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C.

 

Lexo edhe:  Në këtë plazh të Shqipërisë shezlloni kushton 200 lekë, mund ta merrni edhe tuajin