Parashikimi i motit për ditën e sotme
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa duke filluar nga mesdita si dhe gjatë orëve vijuese të pasditës dhe mbrëmjes, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke sjellur kohë pas kohe rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos aty ku ka zhvillime, me shpejtësi prej 15-60 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C.