Parashikimi i motit nga sot deri të dielen

Sot pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë, me vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale parashihet deri në 27 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell, vranësira të pakta lokale dhe me rritje të temperaturave deri në 30 gradë Celsius në viset më të ngrohta të rajonit.

Mjaft ngrohtë dhe kryesisht me diell pritet të mbajë edhe të Premten dhe të Shtunën, me rritje të mëtutjeshme të temperaturave, pra do të jemi përjetues të një “vere të shkurtër” para frontit të ftohtë të së dieles.

Të Dielën ulje e temperaturave, shtim i vranësirave dhe rrebeshe shiu, lokalisht me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Qytetari në Drenicë e këndon një version popullor të këngës “Katile” të Don Xhonit