Parashikimi i motit nga sot deri ditën e premte

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme kalimtare. Temperaturat shënojnë rritje për shkak të erërave jugore dhe jugperëndimore.

Mëngjesi mund të jetë me mjegull në disa lugina dhe ultësira, ndërsa dita e ngrohtë dhe stabile. Temperatura maksimale mund të arrijë deri në 20 gradë Ceslius.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Më shumë vranësira priten në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë, kurse në viset tjera më shumë diell dhe shumë më pak vranësira. Në mbrëmje mund të ketë ndonjë rigë shiu në veri të Shqipërisë dhe Mal të Zi.

Të mërkurën fillimisht në veri të Republikës së Kosovës, përkeqësim i motit, shtim i vranësirave dhe reshje dhe rrebeshe shiu. Në viset më të larta malore reshje shqote bore. Gjatë ditës fronti i ftohtë atmosferik depërton deri në jug së bashku me reshje e rrebeshe shiu dhe erëra veriore. Më vonë  fronti atmosferik depërton edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore më i dobët ku priten reshje lokal afatshkurtra.

Të entjten përmirësim i motit, kurse të premten reshje të reja shiu. Në viset malore reshje bore. Të shtunën shumë ftohtë. Në viset e ulëta reshje shiu, kurse në viset kodrinore-malore reshje bore. Fjolla bore mund të paraqiten edhe në disa vise më të ulëta të Republikës së Kosovës./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Pejë: Arrestohet 21-vjeçari që bashkëjetoi me një të mitur, ndalohet për 48 orë