Parashikimi i motit në fillim të javës

Sot pritet të mbajë mot i nxehtë dhe me zagushi, por edhe me zhvillime të fuqishme orëve të pasdites të rrebeshe lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Vende-vende mund të ketë ndonjë shtrëngatë të fuqishme me breshër, sidomos në jug dhe lindje të vendit si dhe në disa zona në qendër të vendit. Temperatura maksimale deri në 28 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe në disa rajone me zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër orëve të pasdites.

Mot i me diell dhe vranësira lokale do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme. Zhvillimet e pasditeve do të jenë të karakterit lokal, pra vetëm në disa rajone të caktuara. Nga e Enjta kemi gjasa për stabilizim të plotë të motit kur edhe fillon vala intensive e nxehtësisë afrikane./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Theret me thikë një i mitur te shkolla e mjekësisë në Ferizaj