Parashikimi i motit lër sot dhe ditëve në vazhdim

Dita e fundit e Qershorit parashihet të mbajë mot stabil, me diell dhe mjaft i nxehtë veror.

Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale në Kosovë parashihet të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi npritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi 35 gradë Celsius në zonat më të nxehta të territoreve tona. Vranësirat do të jenë të pakta dhe lokale.

Dita e parë e Korrikut po ashtu do të karakterizohet me mot shumë të nxehtë veror dhe stabil. Temperaturat mund të shënojnë ende rritje për ndonjë gradë, ndërsa fronti i ftohtë fillon të afrohet nga veriperëndimi i Kontinentit.

Destabilizim të fuqishëm të motit pritet të kemi të Martën, me shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të përcillen me zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Vende-vende parashihen rrebeshe intensive dhe nuk përjashtohet mundësia e krijimit të ndonjë shtrëngate të fortë lokale. Temperaturat do të shënojnë ulje, madje të ndjeshme, ndërsa rrebeshe parashihen edhe në bregdet.

Nga e mërkura pak më freskët, ndërsa lokalisht parashihen që reshjet afatshkurtra të vazhdojnë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vodhi në hapësirat e aeroportit, Policia e Kosovës ndalon shtetasin e Suedisë