Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi, por njëkohësisht vende-vende orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Stuhi të izoluara priten më shumë në viset malore, por edhe në disa vise të ulëta, prandaj në ato zona do të ketë freskim të përkohshëm të motit. Në zonat ku nuk do të ketë rrebeshe do të jetë mjaft nxehtë dhe me zagushi.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Gjatë ditës apo pasdite priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë, por reshjet do të jenë të karakterit lokal.

E Diela pritet të jetë edhe më jo-stabile, me diell dhe vranësira të cilat pritet të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje, por reshjet ende do të jenë të karakterit lokal. Vende-vende mund të ketë stuhi me breshër.

Të Hënën më freskët me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe më intensive dhe stuhi me breshër./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Trumpi e quan "të poshtër" prokurorin që ngriti aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve, zotohet se do ta shkarkojë