Parashikimi i motit gjatë vikendit
Dita e fundit e Majit 2025 do të karakterizohet me përmirësim të motit. Parashihet mot me diell dhe vranësira lokale sidomos orëve të mesditës. Pasdite më shumë diell dhe rritje e temperaturave, edhe pse ende do të ketë erëra të freskëta nga veriu e verilindja. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale pritet deri në 24 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Shtunën po pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe vranësira lokale në disa rajone kontinentale. Temperaturat do të fillojnë të rriten në tërë rajonin.
E diela edhe më e ngrohtë dhe stabile. Priten rreze të shumta diellore dhe vranësira lokale. Temperaturat në Kosovë deri në 26 apo 27 gradë Celsius maksimalja. Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore ndonjë gradë më lartë në zonat më të nxehta.
Fillimi i javës së re me mundësi për temperatura deri në 30 gradë Celsius në Kosovë./MeteoBallkan