Parashikimi i motit gjatë vikendit
Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Pasdite lokalisht parashihen zhvillime të fuqishme konvektive ku vende-vende priten reshje shiu e rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperaturat nga 2 deri në 15 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Shtunën pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në të gjitha viset do të ketë gjasa për rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes për shkak të ndikimit të fuqishëm ciklonik.
Nga e diela pritet të vazhdojë moti i paqëndrueshëm, me vranësira e intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta për shkak të erërave nga veriu, ndërsa lokalisht priten reshje shiu dhe ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset e larta malore nganjëherë do të ketë reshje bore./MeteoBallkan