Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i freskët në mëngjes dhe mbrëmje.

Gjatë ditës temperaturat shënojnë rritje deri në 28 gradë Celsius ajo maksimale. Do të ketë erëra të freskëta kryesisht nga veriu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Reshjet atmosferike parashihet të ketë askund. Do të jetë mjaft ngrohtë në zonat mesdhetare e paksa më freskët në zonat kontinentale.

Nga e diela në tërë rajonin na pret mot stabil, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat shënojnë rritje progresive çdo ditë nga 1, 2 ose 3 gradë Celsius më lartë./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Katër të lënduar në aksidentin në Malishevë – Policia jep detaje