Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot do të mbajë mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell, ndërsa në disa vise do të fillojnë edhe zhvillime të vranësirave konvektive ditore të cilat edhe mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Temperaturat do të vazhdojnë të jenë shumë të larta, deri në 37 në Kosovë e mbi 40 në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot jashtëzakonisht i nxehtë, me diell dhe vranësira të cilat do të zhvillohen në disa zona kryesisht malore duke kushtëzuar ndonjë rrebesh të fuqishëm lokal shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Në shumicën absolute të territoreve nuk do të ketë reshje.

I nxehti ekstrem vazhdon edhe të dielën, por me gjasa për zhvillime të disa stuhive të izoluara në vise tona kontinentale. Vende do të ketë këso zhvillime dhe freski afatshkurtra, ndërsa stuhi më të fuqishme në viset tona priten të Hënën. Në Shqipëri shumë pak stuhi sipas parashikimeve të fundit, por ende mund të ndodhin ndryshime.

E Hëna me shtrëngata me bubullima në Kosovë

Atmosfera do të fillojë të destabilizohet të dielën për të vazhduar edhe më shumë të hënën me mundësi për rrebeshe intensive lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Temperaturat do të fillojnë të ulen, sidomos në zonat ku kalojnë vranësirat dhe rrebeshet eventuale të shiut .Në Shqipëri shumë më pak zhvillime të vranësirave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  “Në Prekaz te Baca Adem” – Kështu festojnë vajzat e Kosovës U18 kualifikimin në Botëror