Parashikimi i motit ditën e sotme

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Njerëzit me dhimbje të shpinës dhe ijeve duhet ta lexojnë këtë

Reshjet parashihet të fillojnë para mesditës në zona të caktuara, të cilat do të jenë të izoluara, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet të intensifikohen lokalisht, më të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 34°C.

Lexo edhe:  Ky është hajni 53-vjeçar që bënte kërdi në marketet e mëdha në Fushë Kosovë, bie në prangat e Policisë