Parashikimi i motit deri për vikend

Sot pritet të kemi mot me vranësira e intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë ulje për shkak të një fronti krejtësisht të dobët, të ftohtë ajror, ndërsa rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu ose fjollë të dobët bore. Temperatura minimale -3, ndërsa ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 8 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Rrallë në disa zona mund të ketë ndonjë reshje afatshkurtër atmosferike.

Të premten destabilizim i motit. Priten rrebeshe lokale shiu, shqote e bore, varësisht nga rajoni në rajon. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse, por në disa zona mund të jenë intensive në afat të shkurtër kohor.

Fundjava:

E shtuna me vranësira intervale kohore me diell e reshje lokale, ndërsa temperaturat shënojnë rritje të shpejtë pas uljes nga frontet e ftohta kalimtare. Të dielën mot më stabil, me intervale kohore me diell e vranësira kalimtare. Temperaturat do të jenë të larta për këtë periudhë kohore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë