Parashikimi i moit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjesi dhe mbrëmja pritet të jenë mjaft të freskëta, ndërsa dita stabile, por jo shumë e nxehtë. Temperatura maksimale deri në 25°C.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat shënojnë rritje të lehta.

Të enjten na pret mot kryesisht me diell, por lokalisht do të ketë shtim të vranësirave dhe pasdite priten edhe rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Nga e premta na pret mot stabil dhe kryesisht me diell. Në fundjavë temperaturat maksimale afërsisht deri në 30°C në Kosovë e ndonjë gradë më lartë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore./Meteoballkan

Lexo edhe:  Hipën në makinë duke qeshur, momenti kur Azgan Mërnica i dorëzohet RENEA-s