Parandalohet një rast kontrabandimi me kafshë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar Xh.C. pasi është zënë në flagrancë duke bërë kontrabandim të tre gjedhëve (dy lopë dhe një viç).

Dyshohet se gjedhet janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori i Maqedonisë së Veriut në territorin e RKS-së, të cilat ishin pa matrikula dhe dokumentacion përkatës.

Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-iu si dhe prokurori kompetent me udhëzim të cilit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt, kurse kafshët e konfiskuara i dorëzohen Doganës së Kosovës.

Lexo edhe:  Një ndër luftëtaret e para të UÇK-së, Shqipe Krasniqi ka nevojë për ndihmë për t’iu nënshtruar një operacioni urgjent në Itali