Parandalohet futja e substancave narkotike në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se kanë parandaluar një rast të futjes së substancave narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Sipas njoftimit të SHKK-së, gjatë patrullimit të perimetrit të jashtëm stafi i sektorit të sigurisë në këtë qendër ka arritur që të parandalojë futjen e një sasie të substancës së dyshuar narkotike.

“Falë informacioneve të brendshme dhe vigjilencës së stafit, tentativa për kontrabandim është zbuluar dhe neutralizuar në kohë. Lidhur me rastin, janë njoftuar autoritetet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të parandaluar çdo tentim për futjen e sendeve të ndaluara në institucionet korrektuese, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe të rregullt.” – thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  “E paftyrë, laje ftyrën me sapun” - Telashe mes çiftit në Skenderaj