Parandalohet futja e narkotikëve përmes rrobave në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.

SHKK-ja ka njoftuar se gjatë pranimit të të burgosurit E.D, në rrobat e tij në mënyrë të komufluar u gjet një sasi e dyshuar e narkotikëve.

“Lidhur me rastin, janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, si dhe është njoftuar Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Ndodh sërish: Një person blen gjësende me 100 franga false në Kaçanik, merr mbi 95 euro kusur origjinal