Paralajmëron Rron Gjinovci: Konflikti i radhës do të ndodhë shumë shpejt

Analisti Rron Gjinovci duke folur për ngjarjet e fundit në Banjskë ka thënë se Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe SHBA-ja në shërbimet e tyre sekrete i kanë pasur informacionet se diçka po përgatitet.

Sipas tij, është e pamundur që sasia e armëve në vlerë prej 5 milionë eurosh të futet në Kosovë e të mos e dijë askush.

Ai ka thënë se këto armë nuk prodhohen nga Serbia, por tregtohen.

Ka shtuar se konflikti i radhës do të ndodhë shumë shpejt i përmasave më të mëdha, pasi sipas tij, Rusia dhe Serbia e kanë menduar këtë.

“Është e pamundur me u bë lëvizjet e dhjetëra-qindra personave në territorin e Kosovës, pa pas dijeni NATO. Pra, ata e dinë që prapa grupeve terroriste qëndron Serbia. Pse ata nuk e thonë, është që të mos ndërpriten negociatat. Ata kanë marrë vendim me bë luftë, por ajo nuk ka qenë data kur kanë dashur t’ia nisin. Për me parandalu çfarëdo konflikti me Serbinë, nuk janë negociatat por nëse e marrim vesh pak para tyre se kur po duan me sulmu që me dit me u mbrojt”, ka thënë ai.

Sipas Gjinovcit, ndërkombëtarët po duan që t’i ndalin konfliktet, përmes negociatave.

Ka deklaruar se Kosova duhet të shkojë në negociata.

Lexo edhe:  Ashpërsimi i gjobave, për një muaj u dënuan mbi 27 mijë qytetarë për tejkalim të shpejtësisë