Paralajmërohet kallëzim penal kundër Fadil Nurës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura duket që do e pësojnë me një kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

‘Drenica Sot’ mëson se pronari i kompanisë “Fer Petrol”, Mehdi Gjoka ka paralajmëruar kallëzim penal lidhur me pretendimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Sipas informacioneve krejt kjo vjen për shkak të shfuqizimit të një vendimi për leje ndërtimore për ndërtimin e Pompës së Derivateve dhe një lokali afarist në zonën kadastrale në Skenderaj.

“Kryetari i Komunës z. Fadil Nura e ka shfuqizuar ketë vendim pa asnjë bazë ligjore, për me keq thirret në siguri të qytetareve e që kryetari i komunës nuk ka kompetenca për këtë çështje por që kompetente është gjykata, ndërsa për këtë çështje nga gjykata kemi vendim të formës se prerë në favorin tim, pra Komuna ka për obligim që të me mundësojë punën në pronën time, por që e njëjta e bën të kundërtën me pengon, duke i shfuqizuar vendime të ligjshme. Andaj, ne do të iniciojmë Kallëzim Penal kundër kryetarit të komunës se Skenderajt Fadil Nura për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi që e ka shfuqizua vendimin për leje ndërtimore pa asnjë bazë ligjore”, thekson pronari i Kompanisë, Mehdi Gjoka.

Për një periudhë të shkurtër kohore janë nxjerr katër vendimi dhe atë: vendimi për leje ndërtimore, vendimi për pezullim të lejes ndërtimore, vendimi për shfuqizim të vendimit për pezullim, si dhe vendimi i fundit për shfuqizimit të vendimit të datës 14.10.2022.

Më poshtë ju sjellim vendimet e gjykatës si dhe vendimet e Komunës së Skenderajt.

Lexo edhe:  Kompanitë kosovare hyjnë në tregun e veriut