Paralajmërohet ardhja e Richard Grenell në Kosovë

Gazetari dhe moderatori Kushtrim Sadiku ka paralajmëruar se emisari i SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell do të vijë në Kosovë të hënën e ardhshme.

“Richard Grenell, i dërguari për misione të veçanta të SHBA-së të vijë sot një javë në Kosovë, jozyrtarisht nga informacionet që i kam”, ka thënë Sadiku.

Sadiku ka theksuar se ardhja e Grenell në Prishtinë nënkupton një lëvizje të re të SHBA-ve në raport me Kosovën.

“Për çfarë arsye mund të vijë në Prishtinë, kjo mbetet pikëpyetje por ardhja e tij në Prishtinë nënkupton një lëvizje të re të SHBA-ve në raport me Kosovën. Kjo padyshim mbetet të konfirmohet”, ka thënë Sadiku.

Ndryshe, presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka emëruar Richard Grenell si të dërguar për misione të veçanta në dhjetor të vitit të kaluar.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur për një fshat të Skënderajt, u vdes bashkëvendasi