Papichulo’ aktivizohet në mbrojtje të garave ilegale, publikon video nga autostrada

Edhe pas tragjedisë së fundit që ndodhi në vend, po vazhdohet me mbajtjen e garave ilegale që rrezikojnë sigurinë në komunikacion, raporton Sinjali.

Ndonëse edhe Policia e Kosovës ka ashpërsuar masat për shkelësit e tillë, në rrjete sociale vazhdojnë të publikohen video të mbajtjes së garave ilegale.

Një video është është publikuar në rrjetin “Speedomaniaks’, ku një person xhirohet nga shokët brenda veturës duke provuar makinën me një palë tjetër.

Dyshohet se kjo video është e re dhe ka ndodhur këto ditë.

Madje në përshkrimin e kësaj video shkruhet: “Të fala portaleve”.

Shikoni videon më poshtë: 

Lexo edhe:  Ambasada gjermane reagon për skandalin e Visametric, tregon kujt do t'i kthehen nga 30 euro