Pamjet e tërmetit të fuqishëm që zgjoi rajonin: Shishet lëkunden, gjithçka dridhet
Një seri tërmetesh goditi Malin e Zi të enjten në mëngjes, me lëkundjet e tokës që u dëgjuan edhe në vendet e rajonit, përfshirë edhe në Kosovë.
Tërmeti i parë, i cili u regjistrua në orën 04:06, ishte me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në kufirin mes Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Një video nga një pikë karburanti në Gaçkë, një qytezë në Bosnjë afër kufirit me Malin e Zi, dëshmon se sa shumë lëkundje shkaktoi tërmeti.
Siç mund ta shihni në video, rafti në të cilin ruheshin pijet, pra vera, lëkundet aq shumë sa është një mrekulli që asnjë nga shishet nuk ra e nuk u thye.