Pamje të rralla në Kolesjan të Kukësit, banori i zonës ndeshet në rrugë më një arushë dhe tre këlyshët e saj  

Në Kukës është shfaqur një arushë së bashku me tre këlyshët e saj.

Pamjet e rralla janë shkrepur mëngjesin e sotëm në fshatin Kolesjan, ku arusha është parë duke lëvizur në rrugën kryesore të zonës.

Arusha me tre këlyshët e saj është fotografuar nga një banor i zonës, i cili fatmirësisht ndodhej brenda automjetit në momentin kur u përball me arinjtë në rrugë. Fatmirësisht, nuk raportohet për incidente apo dëme.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe rikthejnë vëmendjen mbi praninë e kafshëve të egra pranë zonave të banuara.

Lexo edhe:  Armë e drogë, plot qytetarë të arrestuar çdo ditë në rrugët e Kosovës