Pamje të frikshme në Tunizi: Tifozi futet me motosharrë në stadium

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur në Tunizi gjatë ndeshjes së Champions League në Afrikë mes Esperance Sportive de Tunis dhe JS Kabylie.

Në fundin e pjesës së parë nisën trazirat mes tifozëve, teksa momenti më i tmerrshëm ishte kur njëri prej tifozëve është shfaqur me një motosharrë të ndezur në dorë.

Policia është vënë në kërkim të tifozëve që krijuan këtë situatë në stadium.

Në fund, Esperance Sportive de Tunis mundi kundërshtarët nga Algjeria me rezultatin 2-1 dhe kaloi në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me egjiptianët e Al Ahly. ES Tunis ka fituar katër herë Champions League në Afrikë. /abcnews.

Lexo edhe:  Bad News Eagles në Majorin e Rio’s, eleminojnë ekipin rus “forZe”