Pamje nga vendi ku djali vrau nënën në Pejë, ia preu kokën

Një grua është vrarë pasditen e së premtes në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari, ndërsa ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka pranuar një informatë për një ngjarje në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Policia është paraqit në vendngjarje dhe sapo ka arritur aty ka kuptuar se bëhet fjalë për një vrasje të rëndë dhe aktualisht ekipet tona janë në vendngjarje. Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës aty derisa Policia e ka arrestuar të dyshuarin”, ka thënë Rugova.

Bëhet e ditur se viktima ishte rreth moshës 60 vjeçare.

Mësohet se bëhet fjalë për një rast ku dyshohet se djali ka vrarë nënën e tij.

 

Lexo edhe:  Vrasje e rëndë në tentativë në Drenas, përdoret edhe arma e zjarrit