Pamje nga dasma e Adrit me Ilirianën

Adri Rrogaqi dhe Iliriana Sadriu ditën e sotme (e diel) i kanë dhënë fund beqarisë.

Çifti i famshëm kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni luksoze.

Të ftuar në dasmë kanë qenë edhe ish-konkurrentët e tjerë të Big Brother si: Azem Gagica, Alba Vukaj, Santiana Maloku, Monika Salihu, Kader Kicaj, Meti Alshiqi, Blero etj.

Kaderi e Santi e ndezën atmosferën me vallëzim.

Dasma ka vazhduar me elemente tradicionale, teksa hyrjen bukuroshja e ka bërë bashkë me të atin.

Atmosfera po ashtu është e zjarrtë me artistë të cilët po performojnë në këtë aheng.

 

Lexo edhe:  “Jena mbretër”, Noizy në mbështetje të Luizit, publikon videon