Pamje nga arrestimi i 4 personave në mes të Prishtinës, po dyshohen për vepra të rënda
Policia e Kosovës ka realizuar së fundi një operacion të gjerë në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar katër persona të dyshimtë.
Të njëjtit janë arrestuar pas hetimeve të gjera, nga ku është theksuar se dyshohen për vepra penale si: “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “lëndim i rëndë trupor”, “zjarrvënie”, “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje”, duke u paguar kështu për këto shërbime, me qëllim të frikësimit dhe lëndimit të viktimave, ku deri më tani janë identifikuar disa viktima të cilat dyshohet se janë përcjellë për një kohë të caktuar nga ky grup kriminal.
“Viktimat janë të profileve të ndryshme, ku disa nga viktimat e identifikuara kanë qenë direkt të sulmuar, të cilët edhe kanë pësuar lëndime trupore.Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, arrestimi i personave të dyshuar është bërë në mbështetje të Njësisë Speciale Intervistuese dhe Njësisë së Reagimit të Shpejtë”,thuhet në njoftimin për media.
Të arrestuar në këtë aksion janë:
1. D. S. viti i lindjes 1980 m/kosovar
2. Xh. M. viti i lindjes 1979 m/kosovar
3. H. H. viti i lindjes 1960 m/kosovar
4. T. Sh. viti i lindjes 1973 m/kosovar\
Gjatë kontrollit dhe bastisjeve të kryera në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
• dy armë të gjata,
• katër armë të shkurtra,
• 43 fishekë,
• pesë mijë (5,000,00) euro,
• dy automjete,
• 4 telefona,
• mjete të forta.
“Me vendim të prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, katër (4) të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin për media.
Policia gjithashtu ka publikuar edhe pamje nga ky aksion i gjerë policor.