Pamje nga aksidenti në Fushë Kosovë, ku mbetën të lënduar tre persona
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur sonte në Fushë Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur për Insajderi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”.
Insajderi sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

