Pamje nga aksidenti me fatalitet në Prishtinë ku humbi jetën një person dhe u lënduan 14 të tjerë

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Një person i vdekur dhe 14 të plagosur është bilanci tragjik pas një përplasje mes një autobusi dhe veture, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë konfirmuar Policia e Kosovës, duke thënë se aksidenti ndodhi rreth orës 14:30.

Ndërkohë, sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga aksidenti, ku shihet vetura e dëmtuar rëndë pas përplasjes me autobusin.

/GazetaSinjali/

Lexo edhe:  Skandal në Shkup: Pacienti pret me maskë të oksigjenit, ekipi pi kafe në pompë të benzinës