Pamje e rëndë, publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë

Mediat serbe kanë publikuar pamje të Faton Hajrizit të vdekur.

Ndërsa, qeveria serbe ka thënë të premten se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.

Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe.

Autoritetet në Serbi kanë thënë të premten se ishin duke e kërkuar intensivisht Faton Hajrizin, si të dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri.

 

Lexo edhe:  Rrënohet shtëpia e mërgimtarit, reagimi i tij: Do t’i çlajmëroj fëmijët nga shkolla, s’mund të jetoj më këtu!