Pak para përfundimit të orarit rrëzohet nga skelet, lëndohet rëndë një person në Prishtinë

Pasditen e sotme rreth orës 17:00 një person është rrëzuar nga skelet derisa ishte duke punuar në Prishtinë.

Sipas burimeve të Indeksonline, si pasojë e kësaj, ai ka marrë lëndime të rënda në kokë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin.

I lënduari është i moshës rreth 54-vjeçare.

Lexo edhe:  Konflikt familjar në Gjilan: I riu ushtron dhunë ndaj nënës dhe vëllait, i kërcënon me vrasje