Paguan mbi 900€ për ‘ultra all-inclusive’, pas një dite “Sharr Travel” i njofton se oferta ishte me mëngjes dhe darkë

Pushimet që kishin planifikuar t’i kalonin në një nga resortet në Orikum, një familjeje kosovare iu kthyen në telashe. Pagesa që kishin bërë më 15 qershor në agjencinë Sharr Travel për pesë netë në një hotel, me shërbimin “Ultra All-inclusive”, doli të jetë “një gabim”. Nga kompania nuk janë përgjigjur në thirrjet e redaksisë, edhe pse fillimisht kërkuan “pak kohë”, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Sinjalit ka bërë me dije se familja 3 anëtarëshe kishte kryer pagesën prej 937.50 euro, që t’i kalonin pesë netë në një hotel në Orikum të Shqipërisë.

Për ofertën që e zgjodhën çifti, morën zbritje prej 50% për fëmijën e tyre të moshës së mitur.

Pagesa u krye më 15 qershor, për çka ‘Sharr Travel’ i lëshoi klientit edhe një ‘Voucher’ në të cilin është i bashkëngjitur edhe kuponi fiskal.

Siç shihet më poshtë, në dokumentin që familja ka marrë thuhet se shërbimi për të cilin kanë paguar është “Dhoma treshe/Ultra All-inclusive/ 5 netë”.

Lexo edhe:  “Trutë n’tokë t’i qes..”, 32-vjeçarja kërcënohet nga kunati, ia ndalon të qëndrojë në shtëpinë e burrit