“Pa hangër e pa pi, ka humb shumë peshë”, i zhdukuri prej 11 ditësh në Skenderaj, gjendet në gjendje të rëndë

Ukshin Ademi nga Kozhica e Skenderajt është gjetur i gjallë.

Ai që nga data 30 korrik është raportuar i zhdukur.

Në ditën e 11 të zhdukjes, burri nga Kozhcia e Skenderajt është gjetur i gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu bëhet e ditur nga të afermit e tij, të cilët i thanë rajonit se Ademi është gjetur në fshatin Zhilivodë.

Familja Ademi e cila po perballet me kushtet e vështira ekonomike, i kanë treguar rajonit se ai është gjetur në gjendje të rënduar i shtrirë në spital, “pa hangër e pa pi” dhe se i njëjti ka humbur shumë peshë.

Lexo edhe:  Qytetari serb nga veriu: Po pres ta marr pasaportën e Kosovës