OVL-UÇK merr vendim t’i bojkotojë organizimet nga qeveria për pavarësi dhe Epope:

Kryesia e Organizatë së Veteranëve të Luftë së UÇK-së ka vendosur të mos ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës për kremtimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars.

Në një deklaratë për media pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së OVL-UÇK-së thuhet se deri te ky vendim ka ardhur për shkak se Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri për bashkëpunim me OVL-UÇK, duke i përjashtuar nga çfarëdo forme e financimit dhe mbështetjes ligjore dhe institucionale, por vetëm “ka ofenduar, përjashtuar, linçuar dhe persekutuar nga çdo e drejtë ligjore”.

“Duke e parë të arsyeshme që kjo Qeveri ka qenë një nga qeveritë që ka shkelur çdo të drejtë tonën, ne si OVL e UÇK-së do të organizohemi me degët tona në çdo komunë të Kosovës që heronjtë, dëshmorët dhe sakrificën sublime të UÇK-së në këto dy data historike, në mënyrë të organizuar nga Kryesia e OVL UÇK-së dhe degët tona t’i festojmë dhe nderojmë në mënyrën më fisnike që na përket neve si luftëtarë të UÇK-së”, thuhet në deklaratën e Kryesisë së OVL UÇK-së.

Lexo edhe:  “Dil nga oborri, ki me pa kush jom unë” - Qytetari e kap për krahu dhe e kërcënon inspektorin e komunës së Lipjanit