Osmani: Pa Amerikën dhe pa shpirtin e paepur të popullit të Kosovës, s’do të kishim liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pa kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pa shpirtin e paepur të popullit të Kosovës, nuk do të kishim liri. Osmani, merita për liri i dha edhe ish-presidentit historik, Ibrahim Rugovës.

Në ceremoninë e shënimit të 34-vjetorit të vizitës së senatorëve amerikanë të kryesuar nga Bob Dole, e para e shtetit tha se kur delegacioni amerikan ishte në po sheshin e njëjtë, ku u mbajt ceremonia, ish-senatorët ishin tmerruar me sulmet brutale të regjimit të Slobodan Millosheviqit.

“34 vjet më parë kur delegacioni amerikan ishte në po këtë shesh, ku zëri i tyre kumbonte për liri. Regjimi brutal i Millosheviqit mundohej ta shtypte protestën, por nuk e shtypi asnjëherë lirinë dhe pavarësinë. Të prirë nga senatori Bob Dole në Prishtinë panë dhe evidentuan dhe u tmerruan nga protesta kundër Millosheviqit. Tani Kosova shtet demokratikë dhe ShBA-ja është këtu me ne. Thirrja jonë për drejtësi dhe liri u dëgjua atëherë dhe e vërteta jonë u realizua”.

“Natyrisht kjo histori as nuk do të nisej as nuk do të kishte sukses pa ikonën e tij presidentin historik të Ibrahim Rugovës. Faleminderit SHBA-së që edhe sot ndodhen me ne. Shtatorja e protestuesit Faik Rexhepi është dëshmia e gjallë, pa Amerikën dhe pa shpirtin e paepur të popullit të Kosovës nuk do të kishim liri. Bënë që kauza jonë për lirinë dhe pavarësinë bënë të marrim mbështetje. Nderojmë kujtimin e asaj vizite historike”, ka thënë Osmani.

Lexo edhe:  Ish-mësuesi i 18 vjeçarit që u vra në Podujevë: Edhe pse jetim, ishte model i një të riut të edukuar