“Osmani ka vazhduar mandatin e Gjykatës Speciale në mënyrë të fshehtë, pa debat publik”

Deputeti i PDK-së Artan Behrami ka thënë se presidentja e vendit Vjosa Osmani ia ka vazhduar mandatin EULEX dhe Gjykatës Speciale  “nëmënyrë tinzare”, shkruan Periskopi.

përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Behrami tha se Osmani “është dashur të negociojë vazhdimin e mandatit, të paktën me kusht që EULEX të marrë përsipër garancitë që kërkon Gjykata Speciale për lirim nga paraburgimi dhe mbrojtje në liri të krerëve të UÇK-së”.

Postimi i plotË:

SKANDALOZE. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes shkëmbimit të letrave me BE-në ka vazhduar mandatin e EULEX-it, rrjedhimisht edhe të Gjykatës Speciale në Kosovë.
Këtë e ka bërë në mënyrë tinëzare, pa debat publik, në mënyrë të fshehtë.
Ajo po e fsheh përmbajtjen.
Vazhdimi i misionit të EULEX-it, pas padrejtësive në Gjykatën Speciale e pa debat, është skandaloz.
Presidentja është dashur të negociojë vazhdimin e mandatit, të paktën me kusht që EULEX të marrë përsipër garancitë që kërkon Gjykata Speciale për lirim nga paraburgimi dhe mbrojtje në liri të krerëve të UÇK-së.
EULEX është mekanizmi kryesor i Gjykatës Speciale në Kosovë!

Lexo edhe:  Vrasja në “Bon Vivant”, Andi “italianit” i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj