Ora e Mozzik që u tha se kushton 1.3 milion, del të ketë fallso
Shoqëria e avokatëve “Vokshi & Lata”, që përfaqëson kompaninë zvicerane “Richard Mille” në Kosovë, ka njoftuar se ora “luksoze” e reperit Mozzik, e konfiskuar ditëve të fundit nga Dogana e Kosovës, ka rezultuar të jetë falsifikat.
Në një deklaratë për media, kjo shoqëri bëri të ditur se pas ekzaminimit të kryer nga vetë kompania Richard Mille, është konfirmuar se ora e ndaluar nuk është origjinale.
“Si përfaqësues ligjor të markës prestigjioze zvicerane Richard Mille, konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille. Rezultati është komunikuar tashmë zyrtarisht me Doganën e Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë.”, thuhet në reagimin e tyre.
Në njoftimin e publikuar edhe në Facebook, “Vokshi & Lata” theksojnë se ky rast dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit institucional për të luftuar falsifikimin dhe për të mbrojtur markat ndërkombëtare, konsumatorët dhe tregun vendas.